Joe Biden pengohet sërish te shkallët e avioni dhe gati sa nuk rrëzohet

Joe Biden pengohet sërish te shkallët e…

Presidenti Biden u pengua dhe gati sa nuk u rrëzua për të katërtën herë duke u ngjitur në shkallët e Air Force One të dielën, ndërsa do fluturonte nga Alabama për në Delaware. 

Biden, 80 vjeç, vizitoi qytetin e Selmës për të përkujtuar 58-vjetorin e marshimkt të “Së Dielës së Përgjakshme”, gjatë epokës së të drejtave civile dhe për të nxitur Kongresin që të miratojë reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore, raporton NYP.

Presidenti Biden ka humbur ekuilibrin edhe të paktën tre herë të tjera kur ka hipur në shkallët e avionit, më së fundi kur u nis nga Polonia pas një udhëtimi tre-ditor në Kiev në mes të luftës së vazhdueshme të Ukrainës kundër Rusisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit