Jorgo Goro jep 330 mln lekë pa garë për mirëmbajtjen e varrezave dhe parqeve

Jorgo Goro jep 330 mln lekë pa…

Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës, edhe pse nuk fitoj në zgjedhje, vijon detyrën për shkak të qëndrimit të Fredi Belerit në qeli.
Por edhe pse është në këto kushte, Goro nuk harron avazin e vjetër, atë të favorizimit të miqve të vet.

Sipas open data, ky tender është me flamur të kuq përshkak se janë skuakifikiar të gjith operatorët.

Jorgo Goro ka dhënë 330 mln lekë pa garë për mirëmbajtjen e varrezave dhe parqeve.

Bëhet fjalë për tenderin me numër REF-80767-09-21-2023 me fond limit 43.333.333 lekë.

Kompania fituese është Alko Impex Construction, e cila ka ofruar 33.373.040 lekë. Ndërsa kompanitë e tjera u skualifikuan për mungesë dokumentacioni.

Lindin dyshimet se kjo është një skemë e përdorur për të krijuar përshtypjen se gjoja ka konkurencë, por në realitet fituesi është i paraditur që në fillim.

Ky tender është mjaft abuziv dhe shton dyshimet për një garë fiktive. Mesa duket Goro do të mbushë edhe një herë xhepat, duke qenë se vendin e kryebashkiakut nuk e ka të sigurt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit