Jorgo Goro nuk u ndahet varrezave, jep 250 milionë lekë tender pa garë

Jorgo Goro nuk u ndahet varrezave, jep…

Varrezat e Himarës janë kthyer në vendin e preferuar të Jorgo Goros për të dhënë tendera. Në 1 dhjetor të këtij viti, kryebashkiaku në detyrë i Himarës dha një tender me vlerë 330 milionë lekë, pa garë, për mirëmbajtjen e varrezave dhe parqeve. Si duket kjo shumë nuk ka mjaftuar që varrezat e qytetit të mbahen të pastra. Goro ka hapur sërish thesin duke shpenzuar plot 250 milionë lekë të vjetra nga taksat e qytetarëve, për një punë që fare mirë mund ta bënin punonjësit e komunales së bashkisë.

Këtë herë është ofruar një tender me numër reference REF-79224-09-07-2023, me qëllim rikonstruksionin e rrugës dhe sheshit të varrezave të reja në Himarë. Në garë për këtë shërbim kanë qenë 5 kompani, por 4 prej tyre janë skualifikuar nga komisioni i dhënies së tenderave. Fitues është shpallur bashkimi i kompanive “IMPLEX” shpk dhe “KOLA INVEST ” shpk. Ka dyshime se ky tender ka qenë i paracaktuar, pasi nuk është respektuar konkurenca në garë.

Jorgo Goro edhe pse i ka larë duart nga drejtimi i Bashkisë së Himarës, vijon ende të jetë në krye të saj për shkak të ngërçit që është krijuar për betimin e kryebashkiakut të ri në këtë qytet. Si duket Goro po shfrytëzon çdo ditë të mundshme në drejtim të Bashkisë për të ofruar tendera pa garë, leje ndërtimi, apo të shpërdorojë paratë e qytetarëve që nuk i dhanë një tjetër mandat drejtimi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit