Jorgo ‘lëshon’ dorën! 400 milionë për rikonstruktimin e godinës së Bashkisë në tenderin e dyshimtë

Jorgo ‘lëshon’ dorën! 400 milionë për rikonstruktimin…

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka zgjedhur të shpenzojë jo pak, por 400 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës së bashkisë. Tenderi është lidhur me firmën “Gjikuria”, në një proçedurë të dyshîmtë.

Tenderi me flamur të kuq

Bashkia e Himarës, e drejtuar nga Jorgo Goro ka njoftuar së fundmi fituesin e tenderit me objekt: “Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë”.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimeve Publike, burimi i financimit të punimeve janë të ardhurat e vetë bashkisë dhe grantet, ndërkohë parashikohet që punimet të mbyllen brenda gjashtë muajve.

Në tenderin me fond limit 41.666.379 Lekë pa TVSH kanë marrë pjesë tre firma apo bashkime operatorësh:

Bashkimi i operatorëve “COLOMBO” SHPK dhe “INERTI” SHPK me ofertë ekonomike 35,728,056 Lekë pa TVSH; “ELDA-VL” SHPK me ofertë ekonomike 0 Lekë dhe “GJIKURIA” SHPK me oferte ekonomike 40,613,118 Lekë pa TVSH.

Kompania që nuk ka paraqitur ofertë ekomomike është skualifikuar. Të njëjtin fat ka pasur edhe bashkimi i operatorëve COLOMBO” shpk dhe “INERTI” shpk, që kanë paraqitur ofertën më të ulët.

Për rrjedhojë, fituesi i tenderit është shpallur firma me ofertën më të lartë – “GJIKURIA” SHPK, që do të arkëtojë nga kontrata me bashkinë e Himarës rreth 400 milionë Lekë.

Profesionalja “Open Procurment Albania” e klasifikon tenderin me “flamur të kuq” për shkak të skualifikimit të të gjithë konkurrentëve përveç fituesit.

Një proçedurë që ngre dyshime për një marrëveshje të fshehtë mes tenderuesit dhe fituesit.

Miliardat e fituara nën qeverisjen e Rilidnjes

Fituesja e tenderit, “GJIKURIA” SHPK, referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, është në pronësi të Florenc dhe Milo Gjikuria.

Nga të dhënat, rezulton se firma ka fituar rreth 46 miliardë Lekë gjatë qeverisjes së “Rilindjes”.

Sipas “Open Procurment Albania”, që prej fundit të vitit 2015, kompania ka arkëtuar në 8 tendera nga qeverisja vendore, një shumë prej rreth 7 miliardë Lekë.

Tendera këto që i ka fituar e vetme.

Si bashkim operatorësh është shpallur fituese në 11 tendera, me shumë totale prej rretj 13.3 miliardë Lekë.

Gati 16 miliardë Lekë ka fituar nga 3 tendera në sektorin e shëndetësisë, 1 e vetme dhe dy në bashkëpunim me dy kompani të tjera.

Listës i shtohen dhe 9.8 miliardë Lekë në 5 tendera të lidhura me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Shumë prej tenderave kanë shënimin me “flamur të kuq”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit