Jozefina Topalli bën deklaratën: Pas largimit të Bashës, radhën e ka Rama

Jozefina Topalli bën deklaratën: Pas largimit të…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e konsideron tejet masive pjesëmarrjen në referendumin e thirrur për shkarkimin e kryedemokratit, Lulzim Basha. Topalli, deklaron se pas largimit të Bashës e ka radhën Rama.

 Topalli:

Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB! Asnjëherë nuk ka pasur një pjesëmarrje demokratesh si kjo e sotmja. Kaq radhë nuk ka pasur as në ditën e votimeve”, shprehet ish-zv.kryetarja e PD.

Sipas Topallit reagimi masiv vjen për t’u çliruar nga pengu duke iu referuar Bashës dhe pas kësaj thotë se e ka radhën kryeministri Rama.

“Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit