Ju çojnë mbetjet në fshat, banorët e Golimbas i dalin kundër bashkisë

Ju çojnë mbetjet në fshat, banorët e…

Menaxhimi i mbetjeve mbetet sfidë për bashkinë e Selenicës pasi prej kohësh nuk po gjen një vend për ti çuar. Në këtë situatë instiotucionet kanë vendosur që të gjitha mbetet urbane të zonës, të grumbullohen në një fshat e më pas të digjen atje. Por banorët e fshatit Golimbas thonë se do ta kundështojnë me çdo formë këtë vendim.


Ata kundërshtojnë vendimin duke thënë se krahas ndotjes se ajrit mbeturinat ndosin edhe tokat buqësore, ujin e pijshëm dhe në to kullosin edhe bagëtitë duke rënuar ekonominë e një zone të gjerë.

“Ardhja e mbeturinave këtu jo vetëm për Bashkinë Vlorë dhe djegia e tyre, e gjtihë perdja e tymit na vjen në shtëpi. Ne kemi bërë ankesë dhe na thanë se do të vazhdojnë të hidhen atje sepse është marrë një leje nga bashkia“,shprehen banorët.

Ndër të tjera ata paralajmërojnë rezistencë fizike.
Nëse nuk dëgjohet do ta bllokojmë rrugën dhe të kthejmë shoferin mbrapsht e t’ja çojmë kryetarit të bashksië në shtëpi“, theksuan ata.


Bashkia Selenicë ka disa njësi administrative teksa në mungesë të vendosjes në funksion të landfilldit të Sherishtës i cili sipas afatit të punimeve duke të ishte funksional, bashkia në një fshat të caktuar brenda çdo njësie ka vendosur të grumbulloi mbeturinat, t’i groposi më pas ose ti vendos flakën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit