Ju dëmtohen flokët gjatë verës dhe plazh? Zbuloni mënyrat si t’i mbroni me pak mundim

Ju dëmtohen flokët gjatë verës dhe plazh?…

Në stinën e verës, veç mbrojtjes së lëkurës, rëndësi kanë edhe flokët.

Ato duhet t’i mbrojmë me kujdes nga rrezet e diellit.

Rrezet e forta, apo edhe kripa në momentet kur gjendemi në det, mund të sjellë probleme për to.

Më poshtë, ju rendisim disa këshilla si të mbroni flokët nga dëmtimet dhe nxehtësia e madhe gjatë ditëve të verës.

Përdorni vaj kokosi

Nëse doni të mbani flokët të hidratuara, vaji i kokosit është perfekt.

Lyejini me pak vaj flokët gjatë qëndrimit në diell, për flokë të butë dhe plot shkëlqim.

Hidratohuni

Është e mira që të pini sa më shumë ujë kur jeni në plazh.

Dielli, kripa apo edhe era kanë tendencë që t’i thajnë flokët.

Sa më shumë ujë të pini, aq më i shëndetshëm floku juaj.

Lagini flokët 

Para se të futeni në ujë të kripur, shpëlani flokët me ujë natyral.

Ky i fundit i mban ato të hidratuar.

Gjithashtu, i mbron nga tharja e tepërt prej kripës.

Përdorni vajra mbrojtës

Sa më shumë vajra mbrojtës, do ua mbrojnë flokun nga rrezet UV të diellit.

Përdorimi i vajrave mbrojtës është shumë i rëndësishëm pasi kanë faktorë mbrojtës UV kundër rrezeve të diellit.

Përdorni kapele 

Përdorimi i kapeles është thelbësor kur ekspozoheni në diell për një kohë të gjatë. Nuk mbron vetëm flokët, por edhe skalpin nga tharja e tepërt, djegia apo skuqja.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit