
Rreth një muaj pas arrestimit është liruar nga qelia Altin Morina, ish-zv.komandantin e RENEA-s, njëherësh shef i repartit të stërvitjes.
Për morinën është vendosur masa “detyrim paraqitje”,ndërsa ende nuk është zbardhur arsyetimi i togave të zeza të Tiranës.
Altin Morina u arrestua nga kolegët e tij, teksa në makinë ju sekuestruan 113 mijë euro, të padeklaruara, për të cilat pretendoi se i kishte marrë tek një i njohuri i tij për nevoja personale.
Morina u dërgua në gjykatë për tre akuza të ngritura nga Prokuroria, përkatësisht, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre.
Ky nuk është rasti I vetëm ku në struktuarat e policisë akuzohen për shpërdorimin e detyrës.
Por asnjëherë nuk janë marrë masa, dhe efektivët apo shefat janë lënë në gjendje të lirë.
Korrupsioni çdo ditë e më shumë shtohet në vendin tonë por asnjë nuk po lufton për të.