Ju kujtohet Edi Rama i vitit 2013, kur premtonte ulje taksash?

Ju kujtohet Edi Rama i vitit 2013,…

Edi Rama ka hyrë në një epokë tjetër në Shqipëri. Për më shumë se 10 vite në pushtet, Rama ka krijuar një shtet autokrat, duke rrënuar atë demokrat. Në dorën e tij është i gjithë pushteti dhe sundon sipas dëshirës. Askush nuk i del kundra, askush nuk e kundërshton dhe ligjet dhe miratimi i tyre është në dorën e tij. Në këto kushte, shqiptarët janë kthyer në një popull të varur vetëm nga një njeri, i cili është “vet zot e vet shkop”.

Për të gjithë ata që besuan se Edi Rama në vitin 2013, me premtimet e tij, do të ishte shpresa e rrëzimit të politikës së vjetër, gabuan. Jo vetëm që Rama nuk solli risi në politikë, por eci nën gjurmët e të vjetrës. Edi Rama premtoi zero taksa për profesionet e lira, duke hedhur poshtë taksën e sheshtë e duke premtuar taksim të ndershëm.

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Me taksimin e ri, Rama synon të godasi shtresën e mesme, për ta ccuar atë drejt mbijetesës. Në 2013 Rama premtoi energji më të lirë, ushqime më të lira dhe frymëmarrje për ekonominë. Mirëpo në 10 vite, pak kush mund të thotë se këto kanë ndodhur. E sikur mos të mjaftonte balanca e tregjeve, nga 1 janari ata që kanë biznese do të rrisin ccmimet për të përballuar taksimin, profesionistët do të rrisin pagesat ndaj shërbimeve që u japin qytetarëve, dhe shumë vend pune mund të shkurtohen. Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Pra 95% e shqiptarëve që Rama u premtoi lehtësim taksash në vitin 2013, do t’ua shtrëngojë edhe më tej në fillim të vitit 2024. Për më tepër, kryeministri ka premtuar se do të jetë në pushtet deri në vitin 2029. Deri asokohe, shumë shqiptarë do të ulin qepenat e do marrin gomonet për t’u larguar nga vendi, pasi një shtet që godet më të dobtin, nuk mund të qeveriset nga një demokrat, por kryekëput nga një autokrat./Editorial i TVA News/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit