Ju lejon të përdorni të njëjtin numër në shumë telefona, WhatsApp vjen me risi

Ju lejon të përdorni të njëjtin numër…

WhatsApp ka sjellë një risi për përdoruesit. Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të përdorin të njëjtin numër në shumë telefona inteligjentë dhe tabletë (maksimumi 4).

“Modaliteti shoqërues”, aktualisht në fazën e testimit dhe i rezervuar për disa përdorues Android të versionit beta (numri 2.22.24.18)”, shkruan WebBeta.

Ja se si funksionon – Për të lidhur llogarinë tuaj WhatsApp me një telefon të ri celular, do t’ju duhet të klikoni në opsionin “Lidh pajisjen”. Pasi ta bëni këtë – shkruan faqja – “Historia e bisedës do të sinkronizohet në pajisjet e lidhura.

Meqenëse ky është një version beta, disa veçori mund të mos jenë ende të disponueshme, si aftësia për të parë vendndodhjet e përbashkëta në kohë reale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit