“Ju nuk ia keni kaluar Bashkisë, Teatrin”/ Rudina Hajdari publikon detajet, pse shembja ishte e paligjshme

“Ju nuk ia keni kaluar Bashkisë, Teatrin”/…

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari gjatë interepelancës së mbajtur sot me kryeministrin Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar, ka folur duke u bazuar në dokumente.

Ajo risolli në vëmendje VKM-në e qeverisë nr 377, të datës  8. 05. 2020, ndërsa theksoi se shembja e Teatrit ishte e paligjshme.

“Në VKM-në e qeverisë nr 377, të datës  8. 05. 2020. i keni kaluar Bashkisë së Tiranës 5 522.7 metër katrorë sipërfaqe, nga të cilat 1126 m2 ndërtesë. Ndërsa Teatri Kombëtar është më shumë se 2800 metër katrorë.

Kjo nuk është sipërfaqja e ndërtesës së Teatrit. Si e keni shkatëruar atë Teatër ndërkohë që i keni kaluar Bashkisë së Tiranës, një sipërfaqe ndërtese 1 126 metër katrorë? Mos e keni bërë të paligjshme?

Ju nuk ia keni transferuar fare Bashkisë së Tiranës godinën e Teatrit.

Në vitin 2000 ju keni dashur të merrni Teatrin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës, dhe Gjykata Kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transferim pronësie sepse ka qënë në kundërshtim të nenit 116.

Teatri Kombëtar është institucion qendror publik që duhet të mbrohet me ligj dhe nuk mund ti transferohet Bashkisë së Tiranës. Ky obsesion i juaji do të kushtojë rëndë”-tha deputetja Hajdari.”-tha Hajdari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit