“Ju paça”/ Pëllumb Pipero nuk përmbahet, pasi ngre dollinë me verë fluturon gotën

“Ju paça”/ Pëllumb Pipero nuk përmbahet, pasi…

Pëllumb Pipero është mjeku i njohur, i cili pushtoi ekranet dhe që ndihmoi shumë shqiptarët me këshillat e tij që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në vend.

Ai u bë personazhi më i dashur nga të gjithë dhe deklaratat e tij ndiqen me vëmendje nga të gjithë qytetarët.

Mirëpo ashtu si edhe të gjithë njerëzit, edhe Pipero ka momente kur del nga vetja, e këtë e ka kur pi ndonjë gotë verë.

Një video, ku mjeku shfaqet me disa miq të tij teksa hanë një drekë është duke qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Pipero pasi ngre një dolli si nga Skrapari, shihet teksa flak gotën në dysheme dhe e thyen.

Duket që Pipero është në qejf dhe e ka shprehur në këtë mënyrë. Nuk dihet nëse videoja është bërë para apo në periudhën e pandemisë.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit