Ju pëlqejnë ose jo, këto perime ju shpëtojnë nga sëmûndjet e zémrës

Ju pëlqejnë ose jo, këto perime ju…

Ndërsa ne duhet të zgjedhim se çfarë aktivitetesh fizike duhet të ushtrojmë, se çfarë ushqimesh duhet të hamë, shkencëtarët, në mënyrë të vazhdueshme pohojnë që duhet të konsumojmë sa më shumë perimet.

Sido që të jetë, është fakt që shumica e njerëzve nuk i ha as tri lloje të perimeve në ditë, nga pesë apo më shumë që rékomandohen.

Ju pëlqejnë apo jo, perimet jeshile tanimë dihet se janë pjesë e rëndësishme e dietave te shëndetshme.

Hulumtimi më i ri, i bërë nga një grup studiuesish nga Unviersiteti Edith Cowan në Australi, tregon se perimet kryesore jeshile janë shumë të rëndësishme sidomos për shëndetin e enëve të gjàkut dhe zémrës.

Në këto perime jashtëzakonisht të shëndetshme përfshihen sallatat e gjelbra, brokoli dhe lulelakra.

Studiuesit vëzhguan një grup prej 684 grave të moshuar, mosha mesatare e të cilave ishte 75 vjeç.

Duke përdorur një pyetësor rreth ushqyerjes së tyre, gratë ràportuan se sa perime konsumonin gjatë 12 muajve të fundit, duke u përqëndruar se sa shpesh hanin brokoli, lakër të gjelbër dhe lulelakër.

Rezultatet treguan se gratë qe hanin më shumë nga këto perime, kishin shumë më pak àrterie të bllokuara dhe probleme me zémrën, në krahasim me ato që nuk kishin konsumuar këto perime.

Sipas ànalizave, personat që hanë më shumë se 45 gramë në ditë të perimeve, kishin 46% më pak shanse të préken nga kàlcifikimi i àrterieve dhe prôblemet me zémrën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit