Ju rroftë palestra me gjithë muskuj, sipas vajzave ka lezet burri me pak bark

Ju rroftë palestra me gjithë muskuj, sipas…

Për të gjithë ata meshkuj aty jashtë që nuk mbajnë mend herën e fundit që kanë ngritur një peshë, a janë peshuar e kanë qenë të kënaqur me peshën e tyre, kemi një lajm që do ju gëzojë pa masë!

Përpara meshkujve të fiksuar pas palestrës dhe që i kanë muskujt lehtësisht të dukshëm edhe përtej këmishës, femrat parapëlqejnë që partneri i tyre të ketë një trup normal e nëse do ishte disa kilogramë mbi peshë nuk do përbënte fare problem.

Presioni i të paturit një trup perfekt nuk përjashton meshkujt, por ndoshta ky lajm do i lehtësojë ata.

Pra, rrëmbeni ato birra dhe festoni, sepse sipas një studimi të “Planet Fitness”, gjithmonë e më shumë gra po e konsiderojnë seksi trupin e ashtuquajtur “dad bod” ! (trupi  i një babai)

Edhe meshkujt janë më të lumtur me trupin e tyre dhe kanë pranuar se të paturit një “dad bod” i ka bërë ata më të qetë  dhe kanë përmirësuar jetën e tyre në një farë mënyre.

47 për qind thanë se ky pranim i ka bërë ata më pak të shqetësuar për pamjen e tyre, gjë që aprovohet edhe nga gratë,  4 nga 5 të cilat, besojnë se është një shenjë e një njeriu “i cili ka besim në lëkurën e tij”

Megjithatë është për të ardhur keq që ende një studim i ngjashëm sjell të tilla përfundime edhe për gratë. Shpesh herë shoqëria ka pritshmëri përtej normale, gati ekstreme kur bëhet fjala për gratë!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit