Ju sulmua biznesi me 30 plumba, pronari akuza policisë:“ Fshehu ngjarjen dhe nuk sekuestroi as kamerat”

Ju sulmua biznesi me 30 plumba, pronari…

Ferhat Tuga, biznesi i të cilit u bë shoshë nga 30 plumbat e kallashnikovit dy ditë më parë në Gjormë të Kurbinit ka thyer heshtjen. 

 Ai ka hedhur akuza për moszbardhjen e ngjarjes nga forcat e rendit. Sipas tij, policia njoftoi ngjarjen pasi kishin kaluar 24 orë dhe se nuk ka sekuestruar as kamerat e sigurisë, për të ndjekur lëvizjet e autorëve. 

Dëmi material është diku tek 8 mijë euro, por nuk e shqetëson kjo më shumë se sa frika dhe mënyra se si është sulmuar. 

Fillimisht zhurma e të shtënave i ishte dukur si zhurmë fishekzjarresh, por më pas kishte konstatuar sulmin.  

Ai thotë se në Shqipëri nuk ka shtet, teksa tregon frikën dhe panikun që i është shkaktuar. 

Shumë qytetarë shprehen se jeta e tyre në Shqipëri ndihet e rrezikuar. Këtu mund të të vrasin lëhtësisht, pasi shumë kush lëviz me mjete të ftohta me vete si thikë apo edhe armë. 

Në vendin tonë shumë prej sherreve shuhen me vrasjepa u menduar dy herë. Lehtësisht mund të të qëllojnë, por ka edhe nga ata të cilët janë të frikësuar pasi në rrugët apo lokalet e qyteteve mund të të kap ndonjë plumb qorr. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit