Ju tregojmë si të zëvendësoni Siri-n me ChatGPT në iPhone-n tuaj

Ju tregojmë si të zëvendësoni Siri-n me…

ChatGPT është një nga risitë teknologjike më të përfolura për momentin. Deri tani ne kemi parë shumë përdorime interesante për ChatGPT, që përfshin vënien në punë të OpenAI në platforma të ndryshme. Kurse tashmë po ju tregojmë se si mund të zëvendësoni Sirin në iPhonen tuaj me ChatGPT.

Ndërsa presim që Siri të fitojë fuqitë ChatGPT, ne gjithmonë mund ta zëvendësojmë Siri në iPhone, iPad dhe Mac falë një mekanizmi që ju lejon të shfrytëzoni fuqinë e ChatGPT direkt në një pajisje Apple. Teknikisht, ne nuk po e zëvendësojmë vërtet Siri, pasi Apple nuk u ofron përdoruesve të iPhone atë lloj aksesi në aplikacione, por thjesht po përdorim Siri për të aktivizuar një ChatGPT përmes zërit, dhe më pas kjo e fundit do t’u përgjigjet pyetjeve tona.

Ashtu si truket e mëparshme ChatGPT të lidhura me iPhone, do t’ju duhet një llogari OpenAI dhe më pas një “API keys” për të funksionuar. Më pas do të duhet të shkoni te https://platform.openai.com/account/api-keys për të marrë të dhënat tuaja të API. Këtu krijoni një “API keys” të ri për iPhone, të cilin do t’ju duhet ta ruani. Pasi të jetë bërë kjo, gjithçka që duhet të bëni është të shkarkoni ChatGPT direkt në iPhone tuaj. Shkoni te Github i Yue Yang në iPhone. Pastaj, kërkoni versionin më të fundit të tij. Ky është ChatGPT Siri 1.2 (Versioni anglisht). 

Lidhja do të hapë aplikacionin Shortcuts në iPhone ose iPad dhe do të duhet të zgjidhni Konfiguro. Te pjesa e tekstit më pas duhet të bëni “paste” “API keys” që ruajtët më sipër. 

Më pas klikoni opsionin “Shto” dhe zgjidhni frazën tuaj. Aktualisht është vendosur në “Hej Siri, ChatGPT 1.2”. Zhvilluesi këshillon përdoruesit që të zëvendësojnë emrin e robotit me diçka më të lehtë. Ju mund të përdorni “Hej Siri, ChatGPT” ose ndonjë fjalë që mendoni se do t’ju çojë atje më shpejt.

Nëse dëshironi të hiqni dorë nga ChatGPT për të përdorur Siri-n e sistemit, mund të thoni ‘Quit chat’. Sigurisht, ju gjithashtu mund ta mbyllni Siri direkt dhe ta hapni përsëri. Për më tepër, Shortcut i iPhone ju lejon të personalizoni sjelljen ChatGPT duke ofruar udhëzime të qarta se çfarë dëshironi të bëjë AI. 

Sa i përket Siri-t, asistenti i paracaktuar i iPhone do të vazhdojë të punojë për gjithçka tjetër. ChatGPT do të shfaqet vetëm kur ju e kërkoni duke përdorur komandën Shortcut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit