14 raste korrupsioni/ Burg për punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

14 raste korrupsioni/ Burg për punonjësin e…

Burg për punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi këtë të martë masën e sigurisë me burg për zyrtarin.

Ai u vu në pranga këtë të hënë dhe mbi të rëndon akuza  për veprën penale “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu u caktua masa e arrestit shtëpiak dhe detyrimit për paraqitje edhe ndaj 9 trashgimtarëve të pronarëve të tokave të shtetëzuara gjatë diktaturës.

SPAK bëri me dije se masat e sigurisë ishin marrë pas hetimeve që filluan në vitin 2021 dhe në të cilat u dokumentua përmes mjeteve speciale korrupsioni në 14 raste.

Ky nuk është rasti i parë që zyrtarë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave apo më herët Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave akuzohen për korrupsion.

Një vit më parë Ministri i Drejtësisë denoncoi pasi shkarkoi nga puna drejtoreshën e institucionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit