Judis Hoxha, polici që goditi me grusht në bark protestuesin e prangosur

Judis Hoxha, polici që goditi me grusht…

Personi që shihni në foto është efektivi i Policisë së Shtetit, Judis Hoxha, polici i “Shqiponjave” i cili goditi me grusht në bark protestuesin e prangosur në Tiranë. Polici Hoxha nga Elbasani dhunoi në mënyrë makabre qytetarin në rrugën e Durrësit i cili kishte dalë për të protestuar në mënyrë demokratike.

Një qytetar ka reaguar për JOQ, duke e cilësuar Judis Hoxhën si “policia që s’duam”, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e disa efektivëve edhe jashtë protestave. Ai pretendon se i njëjti punonjës policie në Elbasan është shfaqur edhe në pamje të tjera ku konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Dhe të mendosh kush i vendos gjobë qytetarëve. Një polic i cili është i pari që nuk respekton rregullat dhe që ka shkelur vetë rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan qytetari.

Pas dhunës, mësohet se polici Judis Hoxha është pezulluar nga detyra.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit