Juglindja pret Ditën e Verës me aktivitete, zjarre e gatime tradicionale

Juglindja pret Ditën e Verës me aktivitete,…

Siç është trashëguar ndër breza Dita e Verës pritet me entuziazëm nga njerzit në natën e 13 Marsit. Edhe pse një pjesë e besimtarëve Ortodoksë e festuan këtë ditë në 1 Mars në juglindje të vendit, nuk mungojnë organizimet masive as në 13 Mars. Korça, Pogradeci dhe Kolonja e kanë pritur këtë mbrëmje me aktivitete, zjarre, gatime tradicionale të brumit dhe vendosjen e veroreve .

Korça dhe Pogradeci nuk kishin organizuar aktivitete, por banorët dhe fëmijët u vetëroganizuan si çdo vit duke ndezur zjarret të cilat simbolizojnë ardhjen e verës dhe djegien e të këqijave që lihen pas me dimrin.

Ndërsa Kolonja tashmë prej pak vitesh e ka kthyer në të përvitshme organizimin e një aktiviteti ku ndërthur festën me fëmijë, muzikën, vallet kolonjare dhe gatimet nga amvisat të cilat ekspozohen në sheshin kryesor të qytetit.

Kryefjala është e njëjtë kudo, me urimet për një verë të mbarë dhe plot shëndet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit