Juri Kim bën gati valixhet/ Senati amerikan zyrtarizon ambasadorin e ri në Shqipëri

Juri Kim bën gati valixhet/ Senati amerikan…

Senati Amerikan ka miratuar ditën e sotme kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Emri i tij doli në janar të këtij viti si kandidati kryesor për të zvendësuar Juri Kim, pas përfundimit të mandatit. Tashmë gjithçka është zyrtare dhe David Kontelancik ka prerë biletën për në Shqipëri.

Ai është një diplomat me karrierë të gjatë në Departamentin Amerikan të Shtetit. Deri më tani ka punuar si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon. Si eksperienca pune, Kontelancik ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë.

Ambasadori i ri e njeh Shqipërinë dhe di edhe pak nga gjuha shqipe. Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Duket se afrimi i tij në Shqipëri nuk është i rastësishëm. Duke qenë ekspert i çështjeve ruse, vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit