‘Juristja’ mashtruese e ‘Rilindjes’, lirohet nga burgu ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito

‘Juristja’ mashtruese e ‘Rilindjes’, lirohet nga burgu…

Një ish-asistente e ish-ministres socialiste të Inovacionit, Milena Harito, e cila ishte arrestuar për mashtrim dhe abuzim me detyrën, ka mundur të kalojë në arrest shtëpie.

Amarilda Leka, ish-asistentja e ish-ministres Harito, ishte “mjeshtre” e mashtrimit për hallexhinjtë që kishin të afërmit e tyre të dënuar për vepra penale.

Nëpërmjet shtirjes sikur ishte gjyqtare, Leka, kishte arritur të përfitonte shuma të konsiderueshme nga persona të ndryshëm që shpresonin në ulje dënimesh.

Gjykata e Tiranës ka vendosi sot që të zbut masën e sigurisë për Amarilda Lekën, e cila akuzohet për mashtrim.

Nga arrest me burg, ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito është liruar, duke u dërguar në “arrest shtëpie”.

Vendimi është marrë pak javë më parë nga gjykata e Tiranës.

Leka, akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe duke u hequr si “gjyqtare” apo “juriste”, ka përfituar shumë të mëdha parash.

Ajo premtonte ndërhyrje te ‘kolegët’ e çështjeve për lirimin nga burgu.

Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje, hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë.

Ndërsa përmes këtij kamuflimi, ajo i premtoi të burgosurit se, do të ndikonte në lirimin e tij.

E reja, nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim.

Ajo u premtoi atyre për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit