Justin Biber heq dorë nga telefoni: Kam mësuar si të kem kufij

Justin Biber heq dorë nga telefoni: Kam…

Këngëtari kanadez, Justin Biber ka njoftuar se do të heqë dorë nga përdorimi i telefonit. Gulftoday shkruan se Biber gjatë një interviste për ‘Billboard’, ka thënë se si komunikim me njerëzit përdor vetëm një iPad. Në lidhje me telefonin, Biber ka thënë se mos përdorimi i tij e ka mësuar për shumë gjëra, si dhe e ka ndihmuar me veten.

“Unë përfundimisht kam mësuar se si të kem kufij, dhe thjesht nuk ndihem sikur i detyrohem askujt asgjë. Kjo më ka ndihmuar të jem në gjendje të them vetëm jo dhe thjesht të jem i vendosur në të dhe të di se zemra ime dëshiron të ndihmojë njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka. Dua ndonjëherë, por thjesht nuk është e qëndrueshme,” tha Biber.

Biber nuk është ‘celebrity’ i parë që ka hequr dorë nga përdorimi i telefonit. Shumë të famshëm të tjerë më parë kanë deklaruar se nuk përdorin telefon apo dhe benefitet e tij siç, janë interneti, rrjetet sociale. Disa nga ‘celebrities’ që nuk përdorin rrjetet sociale apo telefon janë Brad Pitt, George Clooney, Winona Ryder dhe Sarah Jessica Parker.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit