Juventus thërret “mercenarët” në apel, Ronaldo bën gati avionin privat

Juventus thërret “mercenarët” në apel, Ronaldo bën…

Pas dritës jeshile të dhënë nga qeveria italiane, ku ekipet mund të nisin stërvitjen individuale, Juventus ka vendosur të thërras në apel lojtarët e huaj. Këtij apeli i është përgjigjur menjëherë edhe C.Ronaldo teksa mediat portugeze bëjnë me dije se avioni i tij privat është parë në Maderia, gati për të rikthyer CR7 në Torino.

Përveç Ronaldos, jashtë Italisë ndodhen edhe Alex Sandro, Danilo, Douglas Costa, Higuain, Khedira, Rabiot, Szczesny e de Ligt. Juventus nuk ka vendosur një datë fikse se kur duhet të rikthehen por ka nisur punën duke organizuar rikthimin e tyre. Të gjithë lojtarët të cilët do të rikthehen në Torino do të jenë të detyruar të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë, për të nisur më pas stërvitjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit