Ka dy organe gjenitale, mediat ndërkombëtare i japin jehonë burrit kosovar

Ka dy organe gjenitale, mediat ndërkombëtare i…

Një burrë 67-vjeçar nga Kosova është renditur në literaturën botërore të mjekësisë. Gajtë gjithë jetës, ai kishte jetuar me dy organe gjenitale, atë mashkullor dhe atë femërore, mirëpo pa e ditur.

Kjo ngjarje u zbulua vetëm kur i moshuari shkoi te mjekët pasi po ndiente shqetësime të vazhdueshme. Mjekët që operuan burrin janë habitur nga ajo që kanë zbuluar.

Burri, prind i tre fëmijëve ka lindur vetëm me një testikul. Në spital, ai ka treguar se prej 10 vitesh ka pasur ënjtje dhe shqetësime. Një fenomen i tillë ka tërhequr edhe vëmendjen e  Daily Mail, pasi vetëm 200 raste raportohen nga ky fenomen.

Sipas mjekëve, ai është diagnostikuar me sindromën e kanalit Mullerian Persistent, një gjë tepër e rrallë që ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit të tyre gjenital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit