Ka fituar 50 medalje/ Daniel Godelli i lënë në harresë: Nëse nuk i thur lavde pushtetarëve, s'të dekoron njeri

Ka fituar 50 medalje/ Daniel Godelli i…

Daniel Godelli është një nga sportistët më në zë të Shqipërisë. Shtangisti ka arritur të fitojë disa medalje ari, argjendi dhe bronzi në garat ndërkombëtare . Madje ai mban rekordin si “20-vjeçari i artë”, pasi është i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot.

Ministria e Mbrojtjes dekoroi me grada ushtarake disa nga sportistët elitar të vendit por edhe nga Kosova, si gjeneral, kolonel etj. Ky dekorim vjen si një shpërblim monetar dhe një punësim që u bëhet sportistëve, në pamundësi për të pasur rrogë për sportin që ushtrojnë. Pjesë e listës së dekorimeve ishin, Luiza Gega, Briken Calja, Majlinda Kelmendi, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Një vlerësim priste edhe Godelli i cili prej vitesh përfaqëson flamurin kombëtar në garat sportive të peshëngritjes. Shtangisti thotë se ka pasur shumë oferta për të braktisur Shqipërinë por nuk e ka bërë kurrë. Teksa ndihet krenar për dekorimin e kolegëve, Daniel Godelli shprehet se shpesh i kanë kërkuar që të jetë përkrah politikanëve nëse do që të jetë pjesë e shpërblimeve apo ceremonive.

Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve elitarë si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marrë vlerat e duhura, pak vonë, por më mirë vonë se kurrë!
Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar! Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli, i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje! Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi!
Janë të shumtë kufomat që vijnë vërdallë dhe më pëshpërisin në vesh që nuk ka rëndësi që ti Daniel ke sjell 50 medalje për Shqipërinë, rëndësi ka të lidhesh si këpushat pas ndonjë pushtetari, t’i bësh lavde e këngë e më pas ai për lëmoshë të të shpërblejë me ndonjë dekorim!
Për dijeni, pas 10 ditësh zhvillohet Kampionati Europian në Armeni, dhe kjo që sapo ndodhi më jep shumë forcë dhe guxim për të garuar atje
” shkruan Godelli në rrjete sociale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit