I përfshirë në çështjen “sextape”, Benzema dënohet me një vit burg dhe 75 mijë euro gjobë

I përfshirë në çështjen “sextape”, Benzema dënohet…

Karim Benzema është futbollist francez, teksa është shpallur fajtor nga drejtësia franceze, pasi akuzohet si bashkëpunëtor në krimin e shantazhit të ish-bashkëlojtarit të vet në kombëtare, Mathieu Valbuena. Bëhet fjalë për çështjen e njohur tashmë si “sextape”.Pas akuzave, mësohet se sulmuesi i Real Madridit është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë. 

Ky vendim i Gjykatës së Versajës bën që të kthehet dhe njëherë çështja e Karim Benzema e cila filloi pesë vite më parë. Ndërkohë gjatë seancës ku mori dënimin, Benzema është përpjekur përmes avokatëve të tij të mbrojë pafajësinë.

Akuzat ndaj tij, i kushtuan qëndrimin jashtë kombëtares franceze deri në momentin që trajneri Deschamps vendosi në fund të sezonit të kaluar ta thërriste sërish për në “Euro 2020”. Ndonëse do të dënohet me një vit burg, sipas france24.com sulmuesi do të paguajë një gjobë të lartë dhe tejet të konsiderueshme, me argumentin se ai duhet të ketë një qëndrim shembullor për shkak se imazhi i tij ndikon në shoqëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit