Ka gjetur 4 skuadra kampione, shitësi i lodrave të seksit pret vetëm titullin e Atletiko Madridit për shifrën e majme nga skedina

Ka gjetur 4 skuadra kampione, shitësi i…

Carl Edwards, 59 vjeç, shitës i lodrave të seksit, kohët e fundit zbuloi një kupon bastesh nga vera e kaluar, në të cilin ishte përpjekur të parashikonte një numër të kampionëve të ligave të ndryshme. Ai ka gjetur me saktësi Manchester City, fituesin e Premier League; Norwich, triumfues në Championship, si dhe Hull e Cheltenham përkatësisht në “League One” dhe “League Two”.

Parashikimi i fundit i tij, që skedina të jetë fituese, është Atletico Madridi, se fiton La Liga-n. Edhe skuadra e Diego Simeone shfaqet në rrugën e duhur për ta bërë këtë. Nëse Atletico Madrid mund Real Valladolid në fundjavë do të kurorëzohet kampion përpara rivalëve të Real Madridit. Nëse nuk arrijnë të fitojnë këtë fundjavë, Simeone dhe të tijtë do të kërkojnë që Villarreal t’u bëjë një favor atyre, duke ndalur “Los Blancos”, të cilët aktualisht qëndrojnë me dy pikë prapa.

Carl, banor i Birminghamit në Angli, i cili zotëron këtë kupon basti, tha: “Jam i shkatërruar mendërisht për momentin. Pothuajse pata sulm në zemër kur Barcelona humbi një gol në minutën e fundit, ndeshjen e kaluar. Kurrë nuk kam fituar një bast si ky në jetën time. Të mendoj se mund të fitoj 12.500 £ nga 50 cent është e mahnitshme.

Sidomos pas vitit bllokim prej pandemisë kam kaq shumë nevojë për këto para. Nuk kam qenë në gjendje të punoj për gati një vit. Mendoj se i gjithë Handsworth po mbështet Atletico Madridin, jam i kënaqur që ndeshja e fundit do të luhet kur pub-et të hapen. Do të jetë festa e vitit me armët e mia nëse fitoj”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit