Ka humbur kontaktet me familjen prej disa orësh, a e ka parë kush nënë Dylberen?

Ka humbur kontaktet me familjen prej disa…

Një e moshuar nga Tirana ka humbur kontaktet me familjen që prej paradites së sotme.

Bëhet fjalë për 79-vjeçaren, Dylbere Kosturi, e cila është parë për herë të fundit te pallatet e Dinefrakut në Astir.

Rasti është raportuar menjëherë në polici, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të saj.

Familjarët janë të shqetësuar dhe i bëjnë apel këdo që mund ta ketë parë, të kontaktojë menjëherë në numrin +355 68 582 7653, në mënyrë që e moshuara të kthehet sa më shpejt pranë familjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit