
Një adoleshent shqiptar ka humbur në Wrexham. Policia Britanike ka shpallur të zhdukur 17 vjeçarin të quajtur Luan.
Mësohet se ai është parë për herë të fundit më 19 shtator në orën 20:00. Shqiptari përshkruhet se ka flokë të shkurtër në ngjyrë kafe të errët, me trup të mesëm dhe rreth 167cm i gjatë.
Sipas mediave të huaja i mituri flet me theks shqiptar.