“Ka kryer krime ndaj meje, të mbajë përgjegjësi”. Djali i tij akuza të rënda për Kryeministrin çek

“Ka kryer krime ndaj meje, të mbajë…

Andrej Babiš Junior, djali i kryeministrit çek Andrej Babiš thotë se është “i vendosur të paraqesë një kallëzim penal” kundër babait të tij. “Ka kryer krime ndaj meje. Babai im duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë”, tha Babiš Junior për mediat çeke.

Ai akuzon babanë e tij se e ka shtyrë në shpërdorimin e fondeve të Bashkimit Europian, në një skandal ku Kryeministri çek po akuzohet së bashku me djalin e tij nën dyshimet e korrupsionit.

Babis Junior thotë se është mbajtur peng në Krime të Ukrainës nga babai i tij për të mos dëshmuar për rastin në fjalë. Kryeministri çek hodhi poshtë akuzat e të birit duke e quajtur atë si “të sëmurë mendor”.

Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje për më shumë se 5 orë gjatë javës që kaloi, autoritetet çeke thanë se Babis Junior gëzonte shëndet të plotë mendor.

Kryeministri çek dyshohet se ka fituar në mënyrë të paligjshme 2 milion euro nga fondet e BE -së për një qendër konferencash të quajtur Stork Nest Farm. Në qershor, hetuesit rekomanduan ngritjen e akuzave penale kundër Kryeministrit, por avokati i shtetit e ktheu rastin në polici për hetime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit