Ka mbajtur rekord, Italia kalon edhe pengesën Belgjikë e tani pret në gjysmëfinale Spanjën

Ka mbajtur rekord, Italia kalon edhe pengesën…

Italia e Roberto Mancinit vijon të dhurojë spektakël, teksa ka siguruar me meritë një vend për në gjysmëfinalen kundër Spanjës. “Të Kaltrit” triumfuan me shumë meritë 2-1 kundër Belgjikës, në duelin e cilësuar si finale e parakohshme.

Italia zhbllokoi sfidën që në minutën e 13-të me Bonuccin, por që u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Goli gjithsesi nuk vonoi. Në minutën e 31-të pas një aksioni të gjatë, Barella përballë tri mbrojtësve krijoi hapësirën e duhur për të lëshuar një të djathtë të hidhur që shkoi në rrjetë.

Pra, Italia ka mbajtur rekordin e saj perfekt të Euro 2020, me një fitore 2-1 ndaj Belgjikës në një përballje emocionuese gjatë çerekfinales në “Allianz Arena”.

Mesfushori i Inter-it Nicolo Barella e kaloi në avantazh skuadrën e Roberto Mancini në minutën e 31’ dhe Lorenzo Insigne i Napolit dyfishoi epërsinë e Italianëve në kohën e pjesës së parë.

Romelu Lukaku i dha shpresë Belgjikës me një penallti pak kohë më vonë, por skuadra e Roberto Martinez-it nuk mundi ta gjente barazimin në pjesën e dytë, pavarësisht se pati e një sërë mundësish.

Pas fitores së sotme, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020, Italia tani do të përballet me Spanjën, e cila mundi Zvicrën me penallti më herët sot, ndërsa pritja e Belgjikës për një trofe të madh vazhdon.

Të dy ekipet iu nënshtruan lëndimeve shtesë përpara ndeshjes, me Kevin de Bruyne të emëruar në ekipin e Belgjikës dhe Giorgio Chiellini të zgjedhur për Italinë pas problemeve të tyre të fundit me dëmtimet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit