"Ka njerëz në pushtet që duan që gratë të mbeten të dobëta", Michelle Obama: Shoqëria krijon pasiguri për gratë

“Ka njerëz në pushtet që duan që…

Michelle Obama u ka kërkuar vajzave që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.

Ish-zonja e parë e SHBA-ve ka treguar se ajo vetë është ndjerë e pasigurt dhe se nuk ka qenë aq e mirë sa duhet gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë.

Michelle e filloi fjalën e saj duke theksuar se kur takon vajza adoleshente, ajo nuk dëshiron të shihet si një ish-zonjë e parë e Shteteve të Bashkuara, por si një grua që e filloi në një lagje të vogël në anën jugore të Çikagos.

Ish-zonja e parë e SHBA-së, dëshiron t’u japë frymëzim dhe forcë të rejave për të larguar perceptime dhe ndjenja të tilla. Ajo nuk dëshiron që të ketë gra që vënë në dyshim veten e tyre për shkak të shoqërisë.

Dua të thyej murin e së pamundurës”, tha ajo dhe vazhdoi: “Shoqëria krijon pasiguri për gratë. Kjo i bën ata të kenë mendime të dyta për gjithçka në jetën e tyre. Ka njerëz në pozita të pushtetit që janë të kënaqur me këtë arsyetim. Ata duan që gratë të mbeten të dobëta. Të kesh dyshime në vetvete, vetë kultura jonë, e përforcon këtë. Pra, në këtë pikë, dua të filloj duke u thënë atyre se këto ndjenja janë reale dhe ekzistojnë tek të gjithë ne. Ne i mbajmë ato për pjesën tjetër të jetës sonë. Nuk ka rëndësi se sa i suksesshëm mund të bëheni dhe sa larg mund të shkoni, edhe nëse arrini në Shtëpinë e Bardhë, këto mendime për të mos qenë mjaftueshëm i mirë vazhdojnë t’ju mundojnë. Edhe unë jam përballur me ndjenja të tilla”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit