“Ka shkaktuar tension të fortë politik”- Protesta për shembjen e Teatrit pasqyrohet në mediat ndërkombëtare

“Ka shkaktuar tension të fortë politik”- Protesta…

Protesta e sotme e artistëve dhe jo vetëm është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

Agjencia prestigjioze e lajmeve “Associated Press”, shkruan se srtistët shqiptarë dhe mbështetësit e partiveopozitare u mblodhën në ditën e dytë të protestës kundër prishjes së ndërtesës së shkatërruar të Teatrit Kombëtar në kryeqytet, e “cila ka shkaktuar tension të fortë politik mes një debati të madh për trashëgiminë”.

Agjencia shkruan se “duke mos zbatuar bllokimet për tubime masive, disa mijëra njerëz u mblodhën pranë Ministrisë së Brendshme, afër vendit të ndërtesës, për të mbështetur artistët në protestën e tyre kundër qeverisë së qendrës së majtë të kryeministrit Edi Rama”.

Teatri u rrëzua të dielën megjithë protestat, megjithëse policia duhej të shkëpuste fillimisht një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës larg ndërtesës së krijuar nga fundi i viteve 1930 në Tiranë përpara se mjetet e rënda të fillonin ta rrëzonin.

Artistët që i përkisnin Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kishin bërë presion për restaurimin e godinës së vjetër të teatrit, të cilën ata e konsiderojnë si trashëgimi kombëtare.

Lajmi është publikuar në disa media ndërkombëtare si New York Time apo media edhe në Kinën e largët. /Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit