Ka shkuar me 50 Cent dhe sheikun arab? Vildane Zeneli sqaron pas thashethemeve

Ka shkuar me 50 Cent dhe sheikun…

Vildane Zeneli ka folur pas thashethemeve të fundit që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nëse e ka gjetur apo jo personin e zemrës, modelja shqiptare që jeton në SHBAështë shprehur në një intervistë të fundit për “Prive”: “Jo, nuk jam në një lidhje”.

Modelja Vildane Zeneli ka dhënë këtë deklaratë, pasi është përfolur për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe.

Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre: nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin, apo afërsia mes tyre ishte private, pra kishin një lidhje intime.

Ndërkohë, reperi 50 Cent është duke kaluar një krizë financiare dhe mediat e thashethemet kaluan te një tjetër person afër Vildanes. Kësaj here ishte fjala ishte për një sheik arab.

S’diskutohet që Vildane nuk ka pranuar kurrë asgjë publikisht, duke refuzuar ta ndajë jetën private me publikun. Ndërkohë, në rrëfimin e para disa ditëve, ajo tregoi edhe periudhat më të vështira të jetës së saj, kur e ëma u sëmur me kancer në gjoks, ndërsa babai pati probleme me zemrën.

“Kam pasur disa periudha të vështira në jetë. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur isha e vogël përjetova luftën. Mami ka pasur kancer në gjoks dhe kam kaluar shumë kohë të vështira. Shkoja në shkollë dhe pas shkollës te mami, mësoja në spital dhe flija aty. Në mëngjes shkoja ndërrohesha në shtëpi dhe më pas në shkollë. Ishte rutinë, derisa mami mbaroi kimioterapitë. Babai ka pas probleme në zemër. Ishte në spital 9 muaj rresht dhe mbahej në jetë me 24 aparate. Zemra i punonte 15% dhe mbas 9 muajve gjeti një donator. Ishte shumë fat dhe ndërroi zemrën. Operacioni ishte i vështirë, 24 orë. Nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo. E ka përballuar dhe është i fortë”, tregoi modelja.

Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë.

“Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit