Ka shpresë! Apeli i ndjerë për Oltën, nënën e dy vajzave: Ta ndihmojmë për sëmundjen e rrallë që ka

Ka shpresë! Apeli i ndjerë për Oltën,…

Një lajm i dhimbshëm, por që premton shpresë.

Në redaksinë e “Gazeta Atdheu”, ka ardhur një apel për të ndihmuar Oltën, nënën e dy fëmijëve, Olivias 7-vjeçare, dhe Isabelës 3-vjeçare.

Ajo është diagnostikuar me kancer në ezofag, të fazës së katërt, në tetor të vitit 2019.

Pikëllimi ishte i madh në familjen e Oltës, dhe për të vijuar mjekimin e saj, mjekimi shkon në shifra tejet të larta, 200-300 mijë dollari.

Jona, e motra e saj, ka nisur një mbledhje donacionesh online.

Për vetëm 3 ditë, janë mbledhur rreth 47 mijë dollari, ndërkohë që qëllimi ëshë 300 mijë.

Kushdo mund të dhurojë sado pak nga të ardhurat e tij, për Oltën, nënën e dy fëmijëve në linkun e mëposhtëm:

Kliko këtu për të dhuruar për Oltën

Mesazhi i ardhur për ‘Gazeta Atdheu’:

Pershendetje ju lutem kemi nevoj per ndihme urgjente. A keni mundesi ta postoni ne faqen tuaj? Kush ka mundesi te ndihmoj ta shofin. Vajza rrezikon jeten dhe duhet te kurohet jasht shtetit Sa me shpejt koha nuk prenton me. Ju lutemi Na ndihmoni sado pak ti japim shpres ksaj në nene me dy vajza te vogla.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit