Ka shpresë! Vaksina e Oxford-it për koronavirusin jep shenja pozitive. Ata që e provuan...

Ka shpresë! Vaksina e Oxford-it për koronavirusin…

Shenja pozitive vijnë nga Britania, ku vaksina nga Universiteti i Oksfordit po jep rezultate.

Ajo ka treguar se ka një reagim imunitar. Këto janë arritjet e fazave të para, të provës së kësaj vaksine.

Rezultatet e vaksinës janë pozitive, tek 1077 persona që i janë nënshtruar testit.

Ato janë vaksinuar në pesë spitale, nga fundi i prillit, deri në fund të majit.

Vaksina provokoi një përgjigje të antitrupave brenda 28 ditëve dhe një përgjigje të qelizës T brenda 14 ditëve, sipas një publikimi nga revista mjekësore The Lancet.

Trupi i tyre ka krijuar antitrupave dhe qeliza të bardha të gjakut që luftojnë koronavirusin.

Ndërkohë, me rëndësi është zbuluar se vaksina nuk ka sjellë efekte anësore.

Mediat e huaja raportojnë se gjetja e kësaj vaksine është premtuese, por është ende herët të dihet nëse është e mjaftueshme.

Menjëherë pas rezultatit pozitiv, Britania e Madhe ka porositur 100 milionë doza të vaksinës.

“Sistemi imunitar ka dy mënyra për të gjetur dhe sulmuar patogjenët, përgjigjet e antitrupave dhe qelizave T. Kjo vaksinë ka për qëllim të shkaktojë të dy, kështu që mund të sulmojë virusin kur qarkullon në trup, si dhe të sulmojë qelizat e infektuara.  Shpresojmë se kjo do të thotë që sistemi imunitar do të kujtojë virusin, në mënyrë që vaksina jonë të mbrojë njerëzit për një periudhë të gjatë. Sidoqoftë, na duhen më shumë hulumtime para se të konfirmojmë që vaksina mbron në mënyrë efektive kundër infeksionit SARS-CoV-2, dhe për sa kohë zgjat kjo mbrojtje.”- ka thënë profesori i Universitetit të Oksfordit, Andreë Pollard, autori kryesor i studimit.

Mësohet se vaksina nuk ka asnjë efekt serioz anësor serioz, por lodhja dhe dhimbja e kokës ishin reagimet që u raportuan më së shumti. Efektet e tjera anësore të zakonshme përfshijnë dhimbjen në vendin e injektimit, dhimbjen e muskujve, kequshqyerjen, të dridhura, ndjenjën e etheve dhe temperaturën e lartë.

Kjo vaksinë është një nga 23 vaksinat Covid-19 që janë aktualisht në prova klinike në nivel global, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit