“Ka të armatosur”/ Policia merr hapin e radhës pas denoncimit të Këlliçit

“Ka të armatosur”/ Policia merr hapin e…

Pasi deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, denoncoi për thyerjen e zyrës së FRPD-së dhe pretendimit se janë marrë materiale pune dhe personale në brendësi, nga persona brenda PD, policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas policisë, është nisur kërkesë zyrtare për dorëzimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. Megjithëse kanë kaluar dy ditë që nga ngjarja ende nuk janë dorëzuar materialet dhe pritet të administrohen zyrtarisht.

Ende nuk ka nisur marrja në pyetje, pasi denoncimi i Këlliçit nuk i referohet emrave konkretë.  

Përmendim se deputeti denoncoi para kamerave, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan në selinë blu.

Sipas deputetit, nga zyra janë marrë sendet e tij, ndërsa janë kërcënuar edhe të rinjtë e FRPD.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit