Kabina elektrike në Bujaras rrezik për jetën, OSHEE e lë në harresë

Kabina elektrike në Bujaras rrezik për jetën,…

Gjendja e mjerueshme e kabinës elektrike në fshatin Bujaras të bashkisë Elbasan ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët ndihen të braktisur nga institucionet. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë një kabinë elektrike të dëmtuar, me tela të ç ‘veshur dhe të lidhur në mënyrë të rrezikshme, çka përbën jo vetëm një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, por edhe një tregues të mungesës së mirëmbajtjes.

Banorët shprehen të indinjuar që në vitin 2025 ende nuk kanë një kabinë elektrike me kushtet e duhura. Banori shkruan se kanë kërkuar prej kohësh ndërhyrje por OSHEE nuk ka bërë asgjë. “Pershendetje! Shikoni çfare gjendje eshte gabina e fshati Bujaras bashkia Elbasan. Jemi ne viti 2025 akoma mesjete. Kjo eshte brenda te gabina elektrike. Faleminderit”, shkruan banori i fshatit në fjalë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit