Çudira nga Saranda! Kabina elektrike në mes të trotuarit, qytetarët detyrohen të zbresin në rrugë duke rrezikuar jetën

Çudira nga Saranda! Kabina elektrike në mes…

Një qytetar nga Saranda ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast flagrant që tregon nivelin shqetësues të keqmenaxhimit dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve.

Në “Rrugën e 5” në Sarandë, pas ndërtimit të trotuareve të reja, është lënë në mes të kalimit për këmbësorë një kabinë elektrike dhe një shtyllë, duke e bllokuar plotësisht rrugën për kalimtarët, veçanërisht për nënat me fëmijë në karroca dhe personat me aftësi të kufizuara.

Në vend që të zhvendosej struktura, institucioni përkatës ka vendosur të “rregullojë” trotuarin rreth saj, duke e lënë pengesën në mes si të ishte diçka normale.

“Është një situatë shumë e rrezikshme. Nënat me fëmijë detyrohen të zbresin në rrugë për të kaluar, por edhe rruga është e zënë me makina. Jo më larg se dy ditë më parë, një makinë për pak sa nuk përplasi një nënë me karrocë. Situata të tilla ndodhin thuajse çdo ditë,” – shprehet qytetari.

Ai i bën thirrje OSHEE-së dhe Bashkisë Sarandë të reagojnë menjëherë, përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi:

“Ju lutem bëjeni publike sepse as bashkia dhe as OSHEE nuk po e venë ujin në zjarr!”

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit