Banorët e zonës së Freskut kanë ngritur shqetësimin për një situatë që, sipas tyre, përbën rrezik për sigurinë e qytetarëve.
Ata denoncojnë se kabllo dhe tela elektrikë janë lënë të varur nëpër rrugë dhe shumë afër kalimtarëve e automjeteve.
Sipas qytetarëve, gjendja krijon frikë për të kaluar në atë zonë apo për të lejuar fëmijët të lëvizin të qetë pranë rrugës. Ata shprehen se telat ndodhen shumë pranë kokave të njerëzve dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Banorët e Freskut apelojnë për riparimin dhe sistemimin e kabllove, me qëllim shmangien e ndonjë incidenti dhe garantimin e sigurisë së komunitetit.