Kaçkavall i grirë dhe i mykur, produkti më i ri në treg nga BigMarket

Kaçkavall i grirë dhe i mykur, produkti…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese lidhur me sigurinë ushqimore në BigMarket Bilishti, në Devoll.

Përmes një video të realizuar pas pazarit të kryer, qytetari dokumenton praninë e mykut në një paketim me djathë të grirë të markës “Angels”, i cili, pavarësisht gjendjes së dukshme, vijon të jetë i ekspozuar dhe shitet për konsumatorët.

Ai thotë se djathi ishte brenda me myk duke ngritur shqetësime mbi kushtet e ruajtjes dhe kontrollin e produkteve ushqimore përpara se ato të vendosen në raftet e shitjes.

Ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se në etiketën e produktit figuron një datë skadence në vitin 2027.

Ky denoncim ngre pikëpyetje mbi kontrollet që kryhen në pikat e shitjes dhe mbi përgjegjësinë e stafit për të larguar nga raftet çdo produkt që paraqet shenja dëmtimi apo që mund të përbëjë rrezik për konsumatorët.

Rasti është një tjetër thirrje për institucionet përgjegjëse që të kryejnë kontrolle të imtësishme mbi sigurinë ushqimore dhe kushtet e ruajtjes së produkteve që tregtohen për qytetarët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit