Kadastra e Vlorës sërish pa drejtues! Jep dorëheqjen drejtori 15 ditë pas emërimit

Kadastra e Vlorës sërish pa drejtues! Jep…

Tjetër dorëheqje në radhë drejtuesish në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se vetëm pas 15 ditësh në detyrë, është dorëhequr drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës, Jurgen Pilkati i cili u emërua në këtë detyrë në datën 2 qershor.

Drejtori i radhës qëndroi në detyrë vetëm 15 ditë ndërsa nuk janë bërë të ditura arsyet e largimit. Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Shkak i ndryshimeve në kadastër vijon të mbetet dosja e tokave në Jalë, pas të cilës fshihen interesa të mëdha, pasi është një nga më të lakmuarat.

Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë, të cilat dyshohet se janë shkak për largimet dhe dorëheqjet e njëpasnjëshme.

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Jurgen Pilkati larguar pas 15 ditësh në detyrë pa firmosur asnjë dokument, Viola Hima, jep dorëheqjen. Bilbil Aliaj (shkurt 2020-maj 2020) Taulant Canameti (Nentor 2019-shkurt 2020) Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj) Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë) Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj) Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj) Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj) Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit