Kadastra i gënjeu 1 javë më parë/ Sot “Gener 2” po iu shkatërron tokat, Banorët e Bërxullës: Politikanët janë të pafytyrë

Kadastra i gënjeu 1 javë më parë/…

Një javë më parë përfaqësues të Kadastrës iu premtuan banorëve të Bërxullës se pronat e tyre do të certifikohen. Ky premtim ishte veç një gënjeshtër që të pezulloheshin protestat që vazhdonin prej 7 muajsh kundër projektit Thumanë-Kashar. Pasi ditën e sotme banorët e kësaj zone kanë dalë sërish në protestë dhe tregojnë se firma “Gener 2” ka vazhduar me punimet dhe po iu shkatërron tokat. Fakte që duken edhe në fotot më poshtë se si janë shkatërruar disa toka me të mbjella, duke iu hequr edhe bukën e gojës qytetarëve.

Një nga banorët iu drejtua kryeministri Rama duke thënë se “duhet të shohë se si po u rrëmbehen pronat”, ndërsa thekson se, s’po kërkojnë gjë tjetër përveçse fëmijët e tyre të jetojnë si çdo fëmijë tjetër.

“Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj”, thotë ai.

“Punimet po i avancojë paligjshmërisht. Kemi provat të vijmë të sekuestrojë punimet janë shkelur të gjithë të drejtat e banorëve të fshatit Bërxullë. Nuk po kërkojmë gjë tjetër, përveçse të jetojmë si fëmijët e këtyre, fëmijët tanë të jetojnë si fëmijët e këtyre. Na takon edhe neve të gëzojmë. Sa nuk është vonë të verifikojnë këto punime, është fundi i çdo gjëje. Shpresojmë në Zot sepse politikanët shqiptarë më të pafytyrë, më ordinerë që dalin nëpër fushata e kërkojnë vota, s’ka shpjegim. Na thonë na votoni prapë neve që të pimë gjakun e fëmijëve tuaj. Kryeministri të shohë si po rrëmbehen pronat tona dhe të gjithë fshatit Bërxullë”, tha ai.

Ndërsa qeveria vazhdon të hesht, ashtu sikur ka bërë në këto 7 muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit