Kadastrës i skadoi afati/ Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Po nuk dhe ryshfetin nuk mbaron punë

Kadastrës i skadoi afati/ Banorët e Bërxullës…

Kadastrës i ka përfunduar afati 24 orësh që i lanë banorët e Bërxullës për t’i dhënë zgjidhje çështjes së tyre. Kështu, këta të fundit kanë protestuar sërish sot pranë ambienteve të Kadastrës. Banorët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë Kashar, që pritet të shembë 22 banesa në zonë, dhe të dëmtojë dhjetëra hektarë tokë.

Ata kërkojnë që Dallëndyshe Bici të ulet dhe të bisedojë me ta ose situata do të përkeqësohet.

“Këtu pa dhënë ryshfetin nuk mbaron punë. U bëj  thirrje të mos vonohen, por të vijnë të flasin me ne dhe të mbarojmë punë. T’u japin shpjegim banorëve në terren sepse ndryshe nuk do të kenë shpëtim”, ka thënë një prej banorëve.

Gjithashtu ai ka theksuar se paligjshmëritë nuk kanë fund, ndërsa kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme pasi nuk do të heqin dorë deri sa të vendoset e drejta.

“Forca është fundi i logjikës, por nëse këta nuk pranojnë dialog do të hyjmë me forcë në Hipotekë”, ka thënë ai.

Banorët shprehen se projekti i rrugës është bërë, pa pasur një inventarizim të pronave që do të shemben, një pjesë e të cilave janë në proces legalizimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit