Kadilli: Padyshim më i miri jam unë, flas për një parti të bashkuar

Kadilli: Padyshim më i miri jam unë,…

Anëtari i Kryesisë, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar të partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka mbajtur një konferencë publike për mediat gjatë ditës së sotme.

Ai ka shpalosur idetë e tij dhe ka thënë se është më i miri pasi përfaqësonte një nismë të qartë. Kadilli tha se ai kishte shpalosur të gjitha parimet e tij dhe kishte bërë edhe kërkesa që të zhvillohej një garë e ndershme.

Ndërsa u pyet nëse do të përjashtonte nga PD, ish kryeministrin Sali Berisha nëse do të fitonte zgjedhjet. Kadilli tha se PD duhet të ishte një parti e bashkuar dhe jo përjashtuese. Ai e konsideroi Berishën si një institucion dhe jo si një person të thjeshtë duke thënë se marrëdhënia e tij me PD varej nga vetë qëndrimi që do të mbante ish kryeministri.

“Padyshim më i miri jam unë, sepse kam një nismë të qartë. Kam shpalosur tëë gjitha parimet e mia me të cilat unë jam krijuar, me vlerat e konservatorizmit.

Pata një përpjekje në mbledhjet e fundit të kryesisë që t’i detyroja që të bëhej një garë e ndershme dhe e hapur mes kandidatëve. Nu k do ndalem dhe do jem deri në fund fitues, ky është projekti fitues.

Unë flas për një PD të bashkuar jo për një parti që përjashton. Berisha është një institucion nuk flasim për një person të thjeshtë. Ai e ka vetë në dorë të përcaktojë marrëdhënien me partinë e tij, kjo varet nga qëndrimi që do të mbajë ai në vazhdim”– tha Kadilli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit