Kadri Veseli del pozitiv me koronavirus, të hënën u takua me Bashën

Kadri Veseli del pozitiv me koronavirus, të…

Një tjetër politikan raportohet të jetë infektuar me koronavirus në Kosovës.

Gazeta “Express” shkruan se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer.

Ende nuk ka ardhur një konfirmim nga vetë Veseli nëse është konfirmuar pozitiv.

Edhe zyra e Partisë Demokratike nuk është prononcuar për këtë temë.

Kujtojmë që vetëm këtë të hënë, Veseli u takua me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, gjatë vizitës së numrit një të demokratëve në Kosovë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit