Kakavija/ Rama propagandë me një foto të 4 viteve më parë

Kakavija/ Rama propagandë me një foto të…

aaftësia dhe pafytyrësia e Edi Ramës nuk ka fund, i tillë është edhe statusi i tij i fundit i bërë në Twitter para 3 orësh.

Kryeministri i vendit me anë të një statusi ka dashur që të mbulojë paaftësinë e shtetit shqiptar në menaxhimin e situatës në Kakavijë, ku mijëra qytetarë ndenjën nga 72 orë duke pritur për të kaluar në Greqi.

Ai ka postuar një foto të katër viteve më parë dhe shkruan se jo vetëm në kufirin me Shqipërinë, por edhe në kufirin me Bullgarinë radha është e madhe, madje shkon deri në 15 km.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi, shkoi 10 km, ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km! Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”, shkroi Rama duke publikuar edhe fotografinë e radhës kilometrike.

Kryeministri sot gjithashtu ka vendosur që jeta e një shqiptari të vlejë 500 mijë lekë. Ai njoftoi se kaq është shuma që shteti shqiptar do ti dhurojë familjes së 10-vjeçarit që u vra nga ambulanca në Kakavijë teksa priste që të ikte nga ky vend.

Rama nuk di të bëjë gjë tjetër vetëm se të tallet me popullin shqiptar.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit