Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon…

Kryeqyteti i Shqipërisë është metropol i shumë destinacioneve turistike që i përkasin trashëgimisë historike dhe kulturore të vendit, ku spikat edhe Kalaja e Tiranës, një monument kulture i kategorisë së parë.

E vendosur pranë qendrës së kryeqytetit, Kalaja e Tiranës është shndérrùar në një nga destínacíonet turistike të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, por edhe një mjedis biznesi, argëtimi dhe promovimi për kulturën, historinë, kulinarinë dhe artin në Shqipëri.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Si një qendër ku tërhéq çdo ditë vizitorë, ky ambient shërben edhe si një mjedis për gatimet tradicionale shqiptare dhe si një destinacion turistik për zhvillimin dhe promovimin e artizanatit, kulturës, artit dhe historisë, përmes minigalerive, bareve, restoranteve, dyqaneve dhe ekspozitave të herëpashershme.

Por cila është e veçanta e kësaj kalaje, ndryshe nga kalatë e tjera në Shqipëri, që ruajnë pjesën e trashëgimisë historike. Së pari kalaja dhe ambienti brenda saj është pronë e trashëguar e familjes Toptani, që e shndërrùan në dy vitet e fundit në një atraksion turistik, por jo vetëm, edhe në një “Çarshi” të qytetit, ndërsa është një ndër monumentet unike historike që “bashkëjeton” edhe me modernen dhe trendet e reja të zhvillimit.

Historiku dhe transfòrmimi i kalasë

Kalaja e Tiranës, që është një foritífikim fushor, ndodhet në qendrën historike të kryeqytetit të Shqipërisë, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Bashkia e Tiranës, që u referohet gërmímeve të kryera në vitet 2001 dhe 2008, mendohet se kalaja i përket njërit prej fortífikímeve të ndërtuara ose të rindërtuara nga Perandori Justinian në shekullin IV-VI të erës sonë.

Sipas të dhënave historike të instítucioneve, një pjesë e mureve rréthuese që shihen sot mbi tokë i takojnë ndërtimeve të shekujve të fundit, të cilat janë ndërtuar nga Ahmet Pashë Bargjini në gjysmën e dytë të shekullit XVIII mbi rrénojat e kalasë së vjetër. Kalaja në vitin 1798 ra në duart e familjes Toptani nga Kruja, që kishte lídhje të fuqíshme edhe me Shtetin Osman, dhe duke u ruajtur deri në ditët e sotme pronësia e saj.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Një projekt i Familjes Toptani dhe Bashkisë së Tiranës e shndérrùan kalanë në vitin 2018 në një hapësirë që tashmë ka marrë edhe emërtimin mes vizitorëve si “Çarshia” e kalasë, si një destinancion uník turizmi dhe promovimi që iu shtua kryeqytetit.

Në këtë transformim, historia “bashkëjeton” me traditën dhe modernen, pasi brenda mureve të saj është krijuar një zonë pedonale, një hapësirë rekreative për kryeqytetin, që shërben si një mjedis ku promovohen artizanët dhe traditat lokale, kulinaria dhe sidomos arti i Tiranës, por edhe vlerat historike dhe artizanale të qyteteve të tjera shqiptare.

Kalaja ka historinë brenda mureve të saj, por e veçanta e kësaj kalaje është se ajo në vitet e fundit është ndërthùr me elementë të tjerë të jetës moderne, por edhe traditës, që “bashkëjetojnë” brenda dhe jashtë mureve të kalasë, ku spíkasin më shumë dyqane me suvenire, ambientet për panaire dhe ekspòzita, baret dhe restorantet, dyqane të tjera të produkteve artizanale kàrakterístíke shqiptare, ambiente për punimet e artistëve të ndryshëm.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

“Mundohemi të ruajmë traditën”

Klodiana Toptani, drejtuesja ekzekutive (CEO) e Kalasë së Tiranës, e cila ka ideuar dhe realizuar në bashkëpunim me institucionet vendore dhe qendrore projektin për shndérrimín e kalasë në një ambient promovimi dhe atraksion turistik, për Anadolu Agency (AA) tregon mbi qëllímin e projektit të transformimit të kalasë, interesin e turistëve dhe promovimin e kulturës dhe artit brenda ambienteve të saj.

“Është një projekt që ka startuar shumë kohë përpara, pra nuk ka ardhur vetëm në këto vitet e fundit duke qenë se kjo ka qenë pronë e familjes dhe për të përkthýer të ardhura ekonomike na duhej t’i jepnin një lloj zhvillimi”, tregon Toptani.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Ajo thékson se “Jemi munduar të ruajmë ato gjëra që duhen. Padiskutim që duhet t’i përbehemi lígjit dhe çfarë ishin gjëra që duhej të ruheshin që i përkisnin traditës së familjes ne jemi munduar t’i ruajmë. Menduam të bëjmë një gjë që të ketë ndërthùrje sepse tradita duhet të ndërthùret dhe me kohën e sotme, sepse nuk jemi në vitet ’30, ku pazari bëhej ndryshe. Pra kemi një evoluim të gjërave që nga veshja e gjithçka me radhë, por të mundohemi të ruajmë traditën dhe kjo ka qenë ideja”.

I gjithë ambienti ku ndodhet kalaja është tashmë edhe një destinacion turistik i Tiranës, ku vizitorët janë nga shtete të ndryshme, si nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, vendet e ndryshme evropiane, dhe nga Amerika, të cilët përveçse kalojnë momente argëtimi njihen edhe me historinë e kalasë dhe artizanin shqiptar.

Turistët me një vizitë në kala arrijnë të njihen me historinë e kalasë, kulturën dhe traditën shqiptare, ndërkohë pothuajse në çdo stinë të vitit nuk mungojnë turistët, ndërsa pandemia ka sjellë një reduktim të tyre.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Toptani tregon se turistët kanë më shumë kuréshtje për kulinarinë, sidomos gatimet tradicionale, por edhe për pjesën historike. “Kanë qenë turistë që vinin dhe me grupe, por kanë ardhur edhe vetë sepse këtu kemi një favor të pozicionimit dhe mendoj se është bërë një ansambël shumë i mirë, ku turistëve iu jep komoditet”, shprehte CEO e Kalasë së Tiranës.

Nga ana tjetër ambienti është një vend që frekuéntohet edhe nga të rinjtë, të cilët përveçse shijojnë gatimet apo muzikën, ata njihen dhe me historinë e kalasë, por edhe me historinë e vendit, pasi hapen edhe ekspòzita me dokumente arkivore dhe fotografi të periudhave të ndryshme historike.

Në mesin e dhjetëra dyqaneve dhe ambienteve të tjera spikasin “Oda” me punimet e artit, por dhe artizanale prej druri dhe artistike shqiptare, që mund të konsiderohet edhe një minimuze. Një tjetër ambient që spíkat është edhe “Shtëpia e artit” e kthýer në një minigaleri arti, që mbledh punimet dhe veprat e artistëve të ndryshëm në piktura, punime artizanale, vepra arti, si dhe dyqani i punimeve prej porcelani dhe dyqanet e suvenirëve plotësojnë mozaikun e artizanatit.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

“Gjithçka është shqip dhe nuk kemi asgjë të përsëritur brenda kalasë. Gjithçka është uníke në llojin e vet, por jemi munduar të sjellim edhe risi. Çdo artist ka një vend ku të sjellë dhe produktet e veta sepse ata janë duarartë”, tregon në fund Toptani.

Janë të shumtë ata vizitorë të huaj që nuk largohen nga Tirana pa vizituar edhe kalanë, duke u njohur me historinë, artin, kulturën, kulinarinë, por edhe duke promovuar në vendet e tyre kryeqytetin e Shqipërisë si një destinacion turistik.

Bashkë me historinë e saj, kalaja do të vazhdojë të jetë një mjedis ku ndërthùret historia me modernen dhe të promovojë artizanin dhe traditën e qyteteve shqiptare.Kalaja e Tiranës, destinacioni turistik që bashkon historinë, traditën dhe modernen

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit