Kalendari nuk i jep kohë për tu qetësuar, Konte i pamëshirshëm me skuadrën e tij

Kalendari nuk i jep kohë për tu…

Ritmet tani do të përshpejtohen, ndeshja kundër Napolit e vlefshme për kthimin e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë tani ka edhe një datë të sigurt.

Thjesht sa për të krijuar idenë: nga 8 maji, datë kur janë hapur sërish kangjellat e “Appiano Gentile”-s pas mbylljes së gjatë në periudhën e karantinës, Antonio Konte u ka lejuar futbollistëve të tij vetëm tri ditë pushimi, tri të diela nga 29 ditë në total përfshi të djeshmen.

Shumë e gjatë (rreth më shumë se dy muaj) koha e qëndrimit larg aktivitetit dhe e izolimit në shtëpi për të humbur kohë. Sot do të jetë dita e katërt pas stërvitje për Lukakun me shokë.

Dhe rrezikon të jetë edhe pushimi i fundit, deri më 2 gusht. Në linjë teorike kalendari, me ndeshje çdo 72-96 orë, nuk lë hapësirë për pushime, edhe pse shumë do të varet edhe nga zhvillimi i paraqitjeve të secilit prej futbollistëve.

TAKTIKË – Ditët e fundit në “Appiano” trajneri zikaltër ka punuar mbi një grup të vetëm, duke këmbëngulur shumë te pjesa taktike.

Konte gjatë kësaj periudhe ka testuar zgjidhje të reja taktike: përveç modulit të zakonshëm 3- 5-2, janë bërë prova me 3-4-1-2 e madje edhe një mbrojtje me katër, që megjithatë gjatë sezonit është parë për një herë të vetme (në Ligën e Europës, kundër Ludogoretsit). Në prag të Napolit, janë përmirësuar edhe kushtet e Vesinos dhe Godinit. Edhe këta, me përjashtim të surprizave, do të jenë gati për Kupën.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit