Kali i Gardës së Mbretit i kafshon flokun një gruaje, pasi iu afrua shumë

Kali i Gardës së Mbretit i kafshon…

Duket sikur çdo ditë ka një video që tregon se pse nuk duhet të ngatërroheni kurrë me një kalë të Gardës së Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar. Kafshët e fuqishme janë një objektiv për turistët që zbresin në Pallatin e Buckingham gjatë një udhëtimi në kryeqytet.

Por një turiste me siguri i cënoi sigurinë kalot, themi me siguri sepse në pamjet e shpërndara në mediat sociale, një grua mund të shihet duke qëndruar pranë një kalë të zi për të bërë një foto, ndërsa ky i fundit i kafshon bishtin e flokut me shpejtësi. 

Gruaja nuk e kuptoi në moment se çfarë i ndodhi, por për fat të saj, ajo arriti të çlirohej nga kapja e kalit dhe u largua e turpëruar nga e gjithë kjo skenë. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit